Plas sherri për një porosi, greku sulmon me thikë 33 vjeçarin shqiptar në mes të restorantit (PAMJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar dhe një grek, të dy punonjës në një restorant në Athinë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen, ku mediat greke raportojnë se protagonistët janë greku 43 vjeç dhe kolegu i tij shqiptar, 33 vjeç.

 

Ata punojnë të dy si shpërndarës ushqimesh dhe sherri për një porosi agravoi në përleshje fizike. 43-vjeçari grek sulmoi me thikë shqiptarin, madje duke e ndjekur atë edhe jashtë lokalit. Skena ka tronditur klientët, por edhe kalimtarët në rrugë.

 

Policia bën të ditur se sherri nisi brenda lidhur me shpërndarjen e një porosie, ku autori fillimisht ka goditur me lugë viktimën. Gjatë përleshjes dhe daljes nga lokali, autori ka përdorur një thikë shtëpiake, të cilën e ka marrë nga një tavolinë dhe e ka kthyer në drejtim të viktimës, duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

 

Në dëshminë e tij dhënë përpara hetuesve, shpërndarësi 33-vjeçar shqiptar ka deklaruar si më poshtë: “Kam katër vite që punoj si shpërndarës në këtë lokal. Sot dhe rreth orës 14:00 teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen.

 

Teksa po grindeshim, ai më hodhi një lugë dhe më shkaktoi plagë në buzën e sipërme. Pastaj unë ia ktheva me grusht. Menjëherë pasi e shoh duke mbajtur një thikë në dorë dhe ai fillon të përpiqet të më godasë në bark. E ndalova sepse e kapa për dore. Ai u përpoq të më godiste shumë herë.

 

Ka tentuar më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte me thikë. Në një moment të tjerët u shmangën nga ne u trembën dhe u larguan dhe ai më sulmoi përsëri dhe tentoi të më godiste në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më goditi në shpinë. Thika që ai mbante ishte e mprehtë. Pastaj na ndanë sërish derisa erdhi policia. Gjithçka zgjati më shumë se një çerek ore,” i tha ai policisë.

 

Nga ana tjetër, greku e ka përshkruar shqiptarin me sjellje negative dhe se nuk kishte qëllim ta vriste. Sakaq, 33-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME