“Je vonë doktor”/ Aktorja e njohur i drejtohet Berishës: Pas skandalit të pagave, më tha vajza ‘s’ke turp?’ Këta djemtë s’martohen dot!

Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Rita Gjeka, ka qenë në një takim të zhvilluar këtë të martë me ish kryeministrin Sali Berisha, kandidatin për kryebashkiak Bardh Spahia dhe intelektualë të qytetit.

 

Aktorja ka përmendur shqetësimin e pagave për artistët dhe tha se me skandalin e publikimit të rrogave të shqiptarëve, “më tha vajza nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”.

 

“Ngaqë kanë dalë këto rrogat na vjen marre se vajza kur e pa më tha nuk të vjen marre që rri gjithë ditën në teatër e merr 500 mijë lekë? I kemi më të vogla se mësuesat pagat, por ndihemi më të rëndësishëm se mësuesat se edukojmë jo një brez, por disa”.

 

Aktorja tha se të rinjtë për shkak të pagave të ulëta po shtyjnë dhe planet për martesë.

 

“Nuk e di si do zgjidhet kjo punë, ato rroga se ne jemi vërtet për bukë. Unë mundem mos me fol krejt për vete por ja ky djalë s’martohet, ky s’ka lekë prap me u martu, s’kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla duhet me e mendu mirë këtë punë Bardh”, tha aktorja.

 

“Ke të drejtë për rrogat, më vjen shmuë keq se është verbëri burokratësh. Në një nga vendimet e rëndësishme të qeverisë së mëparshme ka qenë rritje e ndjeshme në atë kohë e rrogave të artistëve, kjo ka ngelur vetëm në institucionet e Tiranës. Bashkia do marrë masat e veta por nesër PD në pushtet do i japë zgjidhje shumë të qartë e të mirë këtij problemi”, i ktheu përgjigje Berisha.

 

Ndërkohë për lëvizjen e bërë nga Berisha, që synoi të marrë PD-në, aktorja tha se është shumë vonë.

 

“Është shumë vonë ishte dash ju së pari më herët për hatër tonë që u jena vu mbraoa me qejf e dëshirë vazhdojmë emocionohemi prej jush, se di sa shpejt do mbërrijmë me riparu atë vonesë tuajën së pari e gjithë atyre që merren me politikë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME