Ku është Triksa? Pse nuk reagon Triksa? Triksa ka ikur në Dubai?

Po me ka ka ikur? Që pas të premtes ku Beatrix refuzoi të shkonte në shtëpinë e BBV, këngëtarja është kthyer në teme bisede për të gjithë dhe objekt lajmesh për të gjitha portalet.

Pak më parë, Triksa ka reaguar ashpër ndaj opinionistes së ‘BBV’, Balina Bodinaku, e cila ka thënë që ajo ka ikur në Dubai me të dashurin.

Triksa nxjerr mesazhet ku e pyet Balinën, nga e ka marrë këtë informacion dhe ajo që i thotë nga një shoqja e saj që punon në agjenci dhe i ka prerë biletën e udhëtimit Triksës dhe të dashurit të saj.

Triksa nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë që ka bërë Balina, ndaj ka vendosur ta paralajmërojë opinionisten e BBV se çfarë e pret atë.

Madje, me këtë rast Triksa i kujton dhe sulmet që sipas saj i ka bërë Balina gjatë kohës që ishte banore në shtëpinë e BBV.

Kujtojmë që kur Donaldi dhe Triksa shprehën dashurinë e tyre publikisht, Balina Bodinaku ishte një nga njerëzit e parë që shprehu dyshimet e saj për këtë raport.