“Është vonë”, aktorja e njohur “i hapet” Berishës: Vajza më tha, a t’vjen marre që rri gjithë ditën në teatër për…

Ditën e marte ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me intelektualët në qytetin e Shkodrës.

 

Pjesë e takimit ka qenë edhe aktorja e njohur, Rita Gjeka.

 

Gjeka ka diskutuar rreth problematikave që hasin aktorët në punën e tyre të përditshme.

 

Ajo në fjalën e saj ngriti shqetësimin për pagat e ulëta që kanë punonjësit e teatrit të Migjenit dhe duke e lidhur me skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve, tregoi edhe se kishte marrë kritika nga vajza.

 

“Më tha vajza si nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”, u shpreh aktorja.

 

“Ngaqë kanë dalë këto rrogat na vjen marre se vajza kur e pa më tha nuk të vjen marre që rri gjithë ditën në teatër e merr 500 mijë lekë? I kemi më të vogla se mësuesat pagat, por ndihemi më të rëndësishëm se mësuesat se edukojmë jo një brez, por disa”, shtoi Gjeka.

 

Por Berisha iu përgjigj duke premtuar se Bashkia do të marrë masa, me ardhjen e Bardh Spahisë në krye të saj.

 

“Ke të drejtë për rrogat, më vjen shumë keq se është verbëri burokratësh. Në një nga vendimet e rëndësishme të qeverisë së mëparshme ka qenë rritje e ndjeshme në atë kohë e rrogave të artistëve, kjo ka ngelur vetëm në institucionet e Tiranës. Bashkia do marrë masat e veta por nesër PD në pushtet do i japë zgjidhje shumë të qartë e të mirë këtij problemi”, tha Berisha.

 

Por duket se premtimi i Berishës nuk i ka mjaftuar aktores, e cila tha se “është shumë vonë”.

 

“Është shumë vonë ishte dash ju së pari më herët për hatër tonë që u jena vu mbrapa me qejf e dëshirë vazhdojmë emocionohemi prej jush, se di sa shpejt do mbërrijmë me riparu atë vonesë tuajën së pari e gjithë atyre që merren me politikë”, tha Gjeka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME