Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj në ditët e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip kanë rregulluar raportet mes tyre.

Madje, koreografi dhe aktori kanë filluar të flasin për biseda private dhe shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.

Teksa Ilir Shaqiri zbulonte dëshirat që do u kërkonte familjarëve që tu plotësonin pas daljes nga BBV, muhabeti ‘ngeci’ tek bashkëshortja e tij, Emanuela, të cilës, la të nënkuptohet se do i kërkonte të kryente marrëdhënie s*ksuale.

Pas kësaj, Donald Veshaj ka nisur të shkëmbejë batuta dhe ka treguar ‘frikën’ më të madhe kur është në shtrat me një femër.

“Pasi mbaron është ajo pyetja: Kaq zgjati?”, shprehet aktori i humorit, duke shtuar: “O Zot sa trembemi, të kap frika”.