Del shifra e pabesueshme, ja sa i shkon tarifa brenda një dite në qeli Saimir Tahirit

25 euro është tarifa që i shkon për një ditë në burg ish-ministrit të Brendshën Saimir Tahiri. Ish-ministri u dënua me burg dhe po vuan dënimin në IEVP-në e Fierit.

 

Kjo shifër u konfirmua në emisionin “Bardh a Zi” nga nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, teksa po diskutohej për koston e të dënuarve.

 

Sufaj po ashtu zbuloi se do të ndryshoje harta e burgjeve duke paralajmëruar mbylljen e të paktën tre prej këtyre institucioneve, ku numri i të burgosurve është i ulët.

 

“Momenti që të fillojë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Ne mendojmë se mund të aprovohet. Kur do të aplikohet do të ndryshojë dhe harta e burgjeve. Janë tre institucione të vogla që do të mbyllen.

 

Ka më shumë punonjës sesa të burgosur. Ka ardhur koha të rishikohet harta e re e burgjeve. Institucionet që nuk janë efektive do të mbyllen”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME