Finalja e madhe e ‘Big Brother VIP" e cila do të mbahet ditën e sotme më datë 18 shkurt ka qenë kryefjalë e mediave sociale, e jo vetëm.
Në spotin e fundit të këtij sezoni është premtuar një finale e jashtëzakonshme si asnjëherë më parë, duke na bërë të gjithve ta presim me padurim.
Sakaq, Arbana ka zbuluar se ish-konkurrentët do kenë një numër special dbe po bëjnë përgatitjet e fundit lidhur me natën e madhe. Ajo ka publikuar gjatë ditës së sotme disa prapaskena të ish-banorëve teksa po bënin prova lidhur me një kërcim.
Si duket, ata do të shfaqin ditën e nesërme surpriza për 4 finalistët dhe të gjithë publikun jashtë.



