Në ditën zyrtare të hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars për bashkinë Shkodër, kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Angoni zgjodhi rininë si pjesa më vitale e kësaj force politike por dhe vetë qytetit.
E konceptuar si një festë hapja e kësaj fushate përcolli dhe mesazhe për angazhimin dhe gjithëpërfshirjen e socialistëve shkodranë e veçanërisht rinisë në këtë fushatë dy javore për t'i dhënë qytetarëve shkodranë, përmes Majlindës, mundësinë e një administrimi dhe qeverisjeje dinjitoze të pushtetit vendor. Kjo ishte thirrja e deputetes së qarkut Shkodër
Kandidatja Angoni kërkoi që entuziazmi I rinisë të transmetohet te çdo qelizë e qytetit të Shkodrës teksa falënderoi ata që e propozuan për këtë post ku pas 6 Marsit do përkthehet në punë dhe në një mision në shërbim të të gjithë qytetarëve të majtë dhe të djathtë.



