Në fillim të pandemisë Covid-19, Ministrisë së Shëndetësisë iu akorduan shumë fonde në vazhdimësi me qëllim blerjen e monitorëve për pacientët, blerjen e respiratorëve, medikamenteve të shtrenjta që futeshin për herë të parë, testeve për të diagonstikuar e nevojave të ndryshme për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
Por këto fonde u shpërdoruan. Një pjesë e tyre iu ndërrua dhe destinacioni, të tjerat nuk u përdorën në mënyrë efikase, të paktën këtë ka konstatuar Kntrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi që ka kryer në Ministrinë e Shëndetësisë por dhe në institucionet e saj të varësisë.
Bëhet fjalë për një fond prej afro 16.8 milionë lekë të reja të cilat u akorduan që në fillim për përballimin e pandemisë Covid, të cilat ndryshuan destinacion.
15.7 milionë lekë, Ministria e Shëndetësisë i ka përdorur për të shlyer detyrime që kanë rrjedhur nga kontrata apo projekte të mëparshme dhe pjesa tjetër prej 960 mijë lekësh është përdorur për blerje të pajisjeve që ishin planifikuar për projektbuxhetin e vitit 2020-2021, pra para se të niste pandemia e Covid-19.
Top Channel