U bë kryefjala e mediave rozë për romancën që nisi me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj ka reaguar në rrjete sociale pas përfundimit të “Big Brother Vip”.

Teksa raporti i saj me aktorin Donald Veshaj vazhdon të mbetet në pikëpyetje këngëtarja ka vendosur ta anashkalojë këtë fakt duke postuar këshilla për ndjeksit e saj se si duhet t’i kenë raportet me partnerët.

“Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë. Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë. Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh”-shkruan Trixa, nuk dimë nëse Donaldi është arsyja që këngëtarja ka postuar këto këshilla se si bota të bëhet një vend më i mirë.

Trixsa pavarsisht etiketimeve dhe kritikave që ka marr nga ndjekësit në rrjete sociale krahas këshillave ka pasur dhe një falenderim për përkrahjen që ka marr gjatë këtyre ditëve.

“Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes. Për mua do të thotë bota. Shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj. Mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë”,- është shprehur Beatrix.

Nuk dim të themi nëse frymzimin për të dhënë këshilla dhe falenderuar mbështetsit e ka marr krah Donaldit apo nëse dyshja më e përfolur janë duke marrë kohë për t’u qartësuar për lidhjen e tyre.