Aktori Donald Veshaj është kryeqendra e mediave dhe rrjeteve sociale që prej fillimt të Big Brother në muajin Tetor.
Historia e tij me prezantuesen Bora Zemani ishte kryelajm për shumë kohë, derisa aktori vendosi ti jap fund cdo gjëje pasi deklaroi se kishte pëlqim për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Aktori dhe këngëtarja u deklaruan në shtëpinë e BBV dhe krijuan nje marrëdhënie ku kishte shumë kritika.
Ditën e sotme u bë kryefjala e ditës ndarja mes Donaldit dhe Trixës, ku kjo e fundit ndahet nga aktori me disa storie.
Në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shikohet Donaldi sëbashku me këngëtarin e njohur, MOZIK, në shoqërinë e dy femrave.
Nuk dihet çfarë raporti kanë me vajzat në fjalë, por shikohet mirë se aktori dhe këngëtari janë të afërt me bukuroshet.
(Korrieri.com.al)
https://www.tiktok.com/@lauretazyba/video/7066897034640493830



