Sot është 22/02/2022 dhe ndonëse pa ndonjë kuptim të veçantë kjo datë ka marrë vëmendjen e të gjithve sepse ndodh shumë rrallë që dita, muaji dhe viti të kenë të njëjtat numra.
Data quhet simetrike ose palindrome sepse numrat janë të gjithë njësoj. Palindrome do të thotë se pavarëisht anës që lexon datën, del e njëjta. Ka 12 palindroma me tetë shifra në shekullin 21 dhe sot është një e tillë.
Kjo datë ka marrë vëmendje shumë edhe në mediat sociale ku njerëzit e kanë quajtur Twosday: Two-dy, Tuesday-e martë. Edhe pse nuk ka asnjë rëndësi historike, ky kombinim i datës me numrin 2 do të ndodhë sërish vetëm pas 200 vitesh. Sipas astrologjisë, “numri 2 nënkupton bashkimin e dy njerëzve ose dy ideve dhe është një ditë për bashkëpunimin dhe komunitetin”.
Hera e fundit që patën një datë palindromi ishte më 11 janar 2011, d.m.th. 11/1/11 dhe herën e ardhshme do të ndodhë pas 11 vitesh më 3 mars 2033, d.m.th. 3-3-33. Truri i njeriut natyrshëm është i prirur të kërkojë modele, dhe shumë i konsiderojnë data të tilla si me shumë fat. Shumë njerëz anembanë botës kanë bërë plane për të festuar apo manifestuar këtë ditë.
Sipas gazetës ‘The Star”, qindra çifte në Malajzi kanë plane të lidhin kurorë sot. Gjiganti i internetit Google gjithashtu ka nxjerrë sot në shiritin e kërkimit këtë datë dhe nëse klikoni dalin shumë 2-sha dhe një urim: “Happy Twosday 2You!”.