Përmirësimi i klimës së bisnesit prioritet i programit të Angonit.
Turi takimeve me qytetarët i kandidates socialiste, vijoi në lagjen Parrucë dhe Xhabije ku Angoni mori mbështetjen e qytetarëve për të ndryshuar kursin e qeverisjes vendore si domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë për Shkodrën .
Pas 6 marsit bashkia e Shkodrës do të jetë partenere e biznesit dhe bashku do kontribuojnë për zhvillimin e ekonomiaë së qytetit .
Shumë i rëndësishëm do të jetë krijimi i infrastrukturës së nevojshme për biznesin por dhe përmirësimi i imazhit të Shkodrës.



