“Largohu nga politika, merr me vete Berishën dhe Metën” Rama befason me përgjigjen

2500 banorë të njësisë administrative Luf-Qerret në Pukë, marrin tashmë shërbimet mjekësore pranë qendrës së re shëndetësore, e ndërtuar me standardet më të mira.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të qendrës së re shëndetësore, ndërsa solli në kujtesë edhe foto të godinës së rrënuar që ofronte më parë shërbimet për banorët.

 

Por postimi i tij ka sjellë shumë reagime nga qytetarët. Një nga ata i shkruan se pavarësisht veprave që ka bërë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim politik, kështu që bashkë me Berishën dhe Metën duhet të largohet.

 

Rama i shkruan se pavarësisht se të ka mik në rrjetet sociale, në atë thes që e ka futur nuk ka punë fare.

 

Replikat:

Qytetari: Ke bere shume vepra qe nuk i mohojme dot.Por,shqiperia ka nevoje per ndryshim politik.Bën mire te ikesh.Merr me vehte edhe Berishen dhe Meten.

 

Rama: gjithkush mund te mohoje cfare te deshiroje, kjo eshte liria, ashtu sikunder cdokush eshte i lire te beje kerkesa qe nuk plotesohen, po meqe te kam mik ketu ne rrjet pavaresisht se voton tjeter per tjeter, po ta them se ne ate thes ku me ke futur nuk kam pune fare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME