Bashkia e djathtë ndaloi investimet e qeverisë në Shkodër .

Vijojnë takimet konsultative me banorët e Shkodrës nga Kandidatja e Partise Socialiste Majlinda Angoni.Tryeza e rradhës dëgjimore u zhvilluar me banorë të lagjes “Skendërbeg” të cilët shprehen shqetësime për infrastrukturën, rrugët e prishura dhe mungesën e investimeve në këtë zonë .

Në fjalën e saj Angoni tha se kandidatet paraardhës e përdorën bashkinë politikisht dhe ndaluan investimet e qeverisë në Shkodër.

Pas 6 Marsit bashkia do kthehet në shërbim të qytetarëve.

Lobimi pranë qeverisë shqiptare për rrugën e Dukagjinit do të jetë prioritet shumë i rëndësishëm i Majlinda Angonit në drejtimin e bashkisë së Shkodrës.