Ky vend ka mjaft mashtrues. Kulmi ndodhi me firmat piramidale.
“Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, ishte tema e emisionit Opinion mbrëmjen e djeshme, ku gazetari Spartak Koka ka treguar me detaje në lidhje me një rast mashtrimi të një vajze nga Gramshi, e cila punonte në bursë dhe mashtronte qytetarët në Tiranë.
Spartak Koka: Rasti i kësaj vajzës është nga Gramshi dhe në dy vitet e fundit 2019-2020, për dy vjet ajo ka bërë shifra marramendëse sepse prezantohej si përfaqësuese e një institucioni burse në Angli dhe ju kërkonte biznesmenëve, doktorëve, ekonomistëve, të gjithë njerëzve të cilët kishin para dhe ia arrinte që t’i impresiononte me dokumentacion, me vulë, me firma, me dhënien e aksesit në këtë sistem dhe ju merrte nga 10-20-50 mijë euro, 100 mijë euro, 150 mijë euro.
Blendi Fevziu: 150 mijë euro?
Spartak Koka: Po, ka pasur raste. 3 kallëzime ajo i ka vetëm në Policinë e Tiranës. Një është tek Komisariati 3, 2 janë tek Drejtoria e Tiranës dhe ata që mashtroheshin nga kjo vajza, pasi e kuptonin, shkonin të irrituar dhe të nevrikosur që ta dhunonin, të bënin akte dhe punonjësit e kësaj vajze.
Shpesh këta persona që mashtroheshin dilnin nga zyra e saj të buzëqeshur dhe me premtimin se lekët që kishin investuar me dokumentacionin që i kishin derdhur në bankë, apo një pjesë i kanë dhënë kesh, do t’i merrnin në një kohë tjetër sepse ka ndodhur një problem me bursën, ka ndodhur një gjë që i kishin humbur.
Blendi Fevziu: Sa ishte totali që ajo kishte mashtruar?
Spartak Koka: Ka shumë dhe ka shumë raste që nuk e kanë denoncuar sepse kemi dhe raste të këtyre personave të cilët nuk e kanë denoncuar në polici, por në kontaktet që unë kam patur me një që është mashtruar nga kjo, ai më tregonte aftësinë e saj hipnotizuese të komunikimit. Pavarësisht se ju kishte marrë lekët, arrinte që t’i impresiononte.
Blendi Fevziu: Pra ata shkonin të merrnin lekët borxh, ndërsa ajo i bindte që ata duhej t’i jepnin akoma më shumë lekë?
Spartak Koka: Po.