Testi i drogës/Policia e Shtetit nxjerr shifrat:Ja sa efektivë rezultuan pozitivë

Policia e Shtetit ka ndarë sot shifrat e efektivëve të që i janë nënshtruar testit të drogës dhe sa prej tyre kanë rezultuar përdorues.

 

Sipas një njoftimi të bërë sot, deri më tani janë ekzaminuar 1 736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.

 

Mësohet se për këto efektivë po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

 

Ndërsa është bërë e ditur se përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

 

Policia e Shtetit informon se për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME