Bora ia ka plotësuar dëshirën fansave të saj që në komentet e fotove të fundit të postuara në Instagram i shkruanin t’i zgjidhte flokët.
Moderatorja duket se ndihet më rehat me flokët e kapura bisht dhe më këtë stil thuajse e shohim gjithmonë, mirëpo sot në “Përputhen prime” ka vendosur të ndryshojë.
Bora është shfaqur me flokët e lëshuara, të krehura me pak onde dhe të gjithë po i thonë se i shkojnë më shumë kështu. Moderatorja e ka kombinuar pamjen me një makeup në nuance rozë dhe një kostum portokalli me rozë.
Deri përpara disa kohësh, Bora Zemani ishte një moderatore simpatike si mjaft të tjera. Padyshim, me prezantimin e “Përputhen” në Top Channel, rëndësia e ekranit shtoi dhe peshën e saj si prezantuese.
Por tashmë, emri I Bora Zemanit është kudo, dhe kjo me tepër se cdo gjë tjetër duket se I detyrohet historisë së saj me Donald Veshajt, pose më saktë, pjesës së fundit të lidhjes së tyre:
Puthjes me të në shtëpinë e BBV, dhe lidhjen e tij më pas me Beatrix Ramosaj, që e vendosi dashur pa dashur edhe Borën ne trekëndëshin më të përfolur të dashurisë këto kohë.
Karriera e saj sot është në pikën më të lartë. Edhe pse humbi Donaldin, Bora fitoi mijëra ndjekës, duke pasur shumë më shumë se 1 milion të tillë.




