‘3 mijë lekë, na sillni listë…’/Përgjimet, kush janë zyrtarët e PS që blenë vota në…

1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Denis Xholi dhe Albjon Ceku u kapën në makinën e tyre me para për të blerë vota për Partinë Socialiste.

 

Gjykata i dënoi ata me 1 vit dhe në përgjimet e telefonave të tyre vërtetoheshin biseda ku flisnin për shpërndarje parash. Por, paratë nuk ishin e vetmja mënyrë për të blerë vota. Dy të dënuarit kanë bërë presion me anë të ndihmës ekonomike për të siguruar vota. Kjo vërtetohet nga përgjimet telefonike që Euronews Albania i zotëron.

 

PJESË NGA PËRGJIMET:

Denis Xholi: Ja ta takoj nesër atë. Takova Bert Qosen sot.

 

Besmir Xholi: Nuk e di o punët nuk janë fare mirë këtë di me thënë. Çfarë tha Berti.

 

Denis Xholi: Ashtu më duket dhe mua. Ta shoh më tha, haha. Duhet me ju bë içik presion nga asistenca se jan bë kopila.

 

Besmir Xholi: Po mirë mendoju thuj tua bëjn ato që u japin, se merrte mani danit 210 mijë lekë asistencë edhe shumë mirë ua bëjnë. Shpendit a i ke thënë gjë?

 

Kjo nuk është e vetmja bisedë e gjetur në telefonin e Denis Xholit ku në fokus është ndikimi ndaj qytetarëve të Peshkopisë për të votuar Partinë Socialiste. Në këtë bisedë, Denisit i kërkohet 3 mijë lekë për 1 votë.

 

Kusheriri Keli: Denis këto janë llafet thoi Kelit na fut ndonjë gjë se jemi copë copë dhe dhjetë vota për 100, o Deno thoj kushos tim 300 mijë bëji gati dhe ti jap 10 vota si dush.

Denis Xholi: Ok. Ok.

 

Pas bisedës, Denis Xholi frikësohet nga përgjimet dhe 20 minuta me vonë i dërgon një tjetër mesazh ku i shkruan.

 

Denis Xholi: Të lutem nuk merrem me kështu punësh unë.

 

Dosja përmban edhe komunikime të tjera kryesisht gjatë fushatës elektorale një është ai i datës 10 prill ku Denis Xholi i kërkon një personi të njohur si nipi i xhatit t’i sigurojë një listë me emra për të blerë vota

 

Denisi Xholi: Të lutem më bëj një listë emrash po munde ku mund të bëjmë punë.

Nipi Xhatit: Sa emra do?

 

Denisi Xholi: Hahaha ku mund të bëjmë punë me i kontaktu me i sqaru.

 

Nipi Xhatit: Se di a janë për takim po un u them ashtu sikur na the ti.

 

Albjon Ceku i arrestuari tjetër për këtë dosje të hetuar nga pokuroria e posaçme në 19 prill ka biseda me persona ku pranon se janë blerë vota.

 

Aranit Osmani: Paraja blen dhe votën.

 

Albjon Ceku: Hahaha po, ta blen pz.

 

Në fokus të ndikimin tek zgjedhësit në Dibër ka qenë edhe vota për kandidatët brenda të njëjtës forcë politike.

 

Marrë nga Euronews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME