Disa simbole rrëqethëse dhe misterioze kanë mbushur ndërtesat në Kiev.

Ndërkohë që Rusia vijon me sulmet ushtarake ndaj Ukrainës, dyshohet se rusët kanë shënuar ndërtesat për të ndihmuar ushtarët e tyre.

Advertisements

Në disa foto shihne kryqe të kuq në çatitë e shtëpive. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për çdo simbol të dyshimtë.

Advertisements

“Banorët e ndërtesave të larta që kanë akses në çati, ju lutemi të kontrollojnë urgjentisht çatinë për shenja. Etiketat në dru mund të lyhen ose të mbulohen me shirit reflektues”- thanë zyrtarët lokalë në Kiev.

Dritat e akorduara në frekuenca specifike me ngjyra gjithashtu thuhet se mund të çojnë raketa dhe dron në “korridoret” e sigurta për të shmangur përgjimin ose pengesat siç janë ndërtesat e larta. Të tjerët të vendosur në anë të një rruge mund të drejtojnë se cilat automjete duhet të shkojnë.

Autoritetet e Ukrainës bëjnë me dije se transmetues të vegjël po shfaqen në kryqëzime të rëndësishme rrugore. Një lëvizje e tillë e “modës së vjetër” është e dobishme në një luftë ku teknologjia është e rrezikuar nga sulmet e hakerave, siç është bllokimi i sinjaleve GPS dhe përgjimi i mesazheve radiofonike.