Me shpërthimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, një profeci e vjetër e Baba Vanga,
e njohur për shumicën e njerëzve si Nostradamusi i Ballkanit, u bë “virale”. Parashikuesja bullgare, e cila u nda nga jeta në vitin 1996, duket se e ka paralajmëruar disi atë që po ndodh në Evropë.
Sipas disa mediave ruse, në vitin 1979, gjatë një takimi me shkrimtarin Valentin Sidorov, Vanga tha këto fjali: “Gjithçka do të shkrihet si akulli. Vetëm një do të mbetet e paprekur: lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk do të jetë në gjendje për ta ndalur Rusinë”.
Parashikuesja bullgare do ta kishte përcaktuar gjithashtu udhëheqësin rus si “zot i botës”. Po cila ishte Baba Vanga? Emri i vërtetë, Vangelia Pandeva Dimitrova, ishte një grua bullgare që humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe që pretendonte se kishte marrë dhuratën e parashikimit të gjërave nga Zoti në atë moment.
Gruaja vdiq më 1996, pasi bëri parashikime deri në vitin 5079, të cilat zbulohen çdo vit nga pasuesit e saj. Me sa duket, Baba do ta kishte parashikuar sulmin ndaj Kullave Binjake me këto fjalë: “Dy zogj metalikë do të përplasen me vëllezërit amerikanë, ujqërit do të ulërijnë nga shkurret dhe gjaku i të pafajshmëve do të rrjedhë”.
Ja profecitë e Baba Vangës për vitin 2022:
1. Një virus i ri vdekjeprurës do të shfaqet në Siberi, i cili ka mbetur i ngrirë deri më sot. “Qeniet njerëzore do të duhet të përballen me një sëmundje të re”, – do të kishte siguruar Baba.
2. Lindja do të goditet nga një uri e tmerrshme pas sulmit të karkalecave në plantacione në Indi.
3. Disa vende aziatike, së bashku me Australinë, do të goditen nga përmbytjet, të cilat do të dëmtojnë ekonominë e tyre.
4. Qytetet e mëdha do të duhet të përballen me periudha të gjata thatësire për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ndotjes së lumenjve.
5. Teknologjia do të ndikojë negativisht në jetën e secilit, duke na bërë të paaftë të dallojmë realen nga virtualja.