Nuk ka munguar kurrë në skenë me projekte të reja, por prej kohësh, ekzaktësisht prej vitit 2004 mungonte një album.
Si një nga zërat më të pëlqyer të skenës dhe mjaft e kërkuar, Anxhela Peristeri vendosi të shtonte një tjetër emblemë në repertorin e saj, albumin “N’Tiranë”.
Albumi ka në total 5 këngë, ku të tjerat janë “Lajkat”, “Lozonjare”, “Me ty do dehem” dhe “Jemi larg”. Tre prej tyre janë të kompozuara nga vetë Anxhela, katër prej tyre janë plotësuar me klip, ndërsa videoja e “Jemi Larg” do të publikohet të shtunën.
Për të, siç tregon në “Rudina” në Tv Klan, e ka nisur punën që prej muajit Tetor. Kënga “N’Tiranë” që i ka dhënë emrin albumit është shkruar nga vetë ajo kur ndodhej në Nju Jork për disa ditë dhe ndiente mall për Tiranën.
Rudina Magjistari: Nga kush je larg? Anxhela Peristeri: Për momentin jam afër me të gjithë. Rudina Magjistari: Edhe kur je në Nju Jork?
Anxhela Peristeri: Edhe kur jam në Nju Jork mund të jem larg familjes. Rudina Magjistari: Të dashurit të zemrës?
Anxhela Peristeri: Jo, e kisha afër. Rudina Magjistari: Domethënë, ajo unaza? Anxhela Peristeri: S’ka ndryshuar, është e njëjta. Është një unazë në një shenjë dashurie që ka shumë vite në dorën time, por nuk është unazë dashurie.
Rudina Magjistari: Më në fund ke gjetur dashurinë e vërtetë për të cilën ke qenë në kërkim, se këtë përgjigje na ke thënë gjithmonë.
Anxhela Peristeri: Në të shumtën e rasteve edhe kam gënjyer se nuk kam qenë gjithmonë në kërkim, thjesht duke dashur që gjithmonë ta mbaj jetën time personale hermetike, kam dashur ta anashkaloj për të mos dhënë shumë detaje. Kam shumë vite që jam në një lidhje.



