“Kujdes nga ngricat”, metereologu paralajmëron motin e keq për muajin Mars

Muaji Shkurt regjistroi në përgjithësi temperatura të larta dhe pati më shumë ditë të ngrohta.

Metereologu Hakil Osmani në një lidhje Skype me programin “Rudina” në Tv Klan, shprehet se ndonëse sot pati zbritje të tyre, pritet përmirësim në ditët në vazhdim.

Rudina Magjistari: Si parashikohet të jetë kjo javë?

Hakil Osmani: Temperaturat e ajrit mëngjesin e sotëm kanë regjistruar në zonat malore edhe -4 gradë Celsius. Gjatë ditës së nesërme pritet të kemi një zbritje të ndjeshme të tyre dhe në qytete do kemi edhe temperatura -5 gradë, që janë më të ulëta për muajin Mars. Kemi përmirësim të lehtë që dita-ditës do të rriten dhe fundjava do sjellë deri në -2 gradë në zonat malore deri 15 gradë Celsius. Në 10 ditëshin e parë do kemi temperatura më të ulëta se vlerat normale.

Osmani thotë se për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi në kthjellime. Ndryshe nga dita e sotme, pritet që në fundjavë të jenë në zona të izoluara në zonat malore. Në jug të territorit shqiptar do jenë prezente reshjet e shiut.

Rudina Magjistari: Marsi si parashikohet të jetë?

Muaji Mars do të ketë përmirësim të temperaturave në 15-ditëshin e parë të tij. Ditët e fundit do kenë temperatura më të larta se vlerat normale. Minimalet do jenë 1-2 gradë, ndërsa maksimalet deri në 18-19 gradë Celsius. Reshjet e shiut do jenë më prezente, ndërsa në zonat malore do rishfaqen flokët e dëborës. Në 10-ditëshin e dytë priten më pak reshje.

Metereologu iu kërkon njerëzve që banojnë në zonat malore apo ku reshjet e shiut do të jenë më të dukshme të kenë kujdes nga ngricat. Kukësi, Peshkopia, Korça dhe Erseka janë disa prej qyteteve që duhet të jenë më të vëmendshëm gjatë këtyre ditëve./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME