Qeveria shqiptare ka prezantuar sanksionet ndaj Rusisë, e cila ka pushtuar Ukrainën.
Sanksionet e Qeverisë Rama “ngrijnë” asetet e Vladimir Putinit, ndalohet furnizimi i mallrave dhe të energjisë elektrike me Rusinë. Gjithashtu Shqipëria nga sot mbyll hapësirën ajrore dhe ndalon çdo aktivitet me Rusinë.
“Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin. Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm në NATO. Shqipëria ngrin asetet e Putin, ministrave e jo vetëm, anëtarëve të Dumës Shtetërore ruse.
Masa kufizuese do të zbatohet për 654 individë dhe 42 subjekte. Vendosen kufizime dhe në sektorin e transporteve të mallrave dhe energjisë elektrike”, njofton Rama.