Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në Faqen e tij në Facebook.
Qytetari i kërkon kryeministrit të marrë masa më urgjente për luftë, pasi sipas tij edhe vendi fqinj, Greqia ka nisur punën parapërgatitore, që t’i paraprijë situatës.
Ai i kërkon Ramës të identifikojë tunelet dhe të nisë pastrimin e tyre, por Rama i’a kthen duke i thënë se po erdhi lufta deri këtu, tunelet nuk hyjnë në punë me bombat e sotme.
Kryeministri shton se Shqipëria ka fatin e mirë që është në aleancën ushtarake më të fuqishme të botës, në NATO, megjithëse sipas tij nuk e vendos dot Shqipëria të ardhmen.
Në fund Rama dërgon edhe një mesazh për më shumë respekt e dashuri për njëri-tjetrin.