Ditën e shtune çmimi i naftës ka shënuar një rritje rekord, duke arritur 230 lekë të reja për litër.
Kjo rritje galopante dhe në një kohë kaq të shkurtër, ka revoltuar gazetaren Klodiana Lala, e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për një reagim të mënjëhershëm.
“Zgjoju popull zgjoju. Reago”, shkruan Lala në një postim në rrjetet sociale.
“Cmimi i naftes ka prekur qiellin, shqiptaret ne gjume te thelle. Zgjoju popull zgjoju. Reago!”, shton gazetarja.