Tre motrat dashurohen në të njëjtën kohë me të, burri tregohet ‘zemërgjerë’ dhe bën gjestin e madh

Tre gra njëkohësisht, për më tepër tre motra! Një burrë kongolez u martua me trinjake në të njëjtën ditë, pasi u dashurua me të tria dhe ato po ashtu me të, madje i propozuan atij njëkohësisht.

 

Fotot e kësaj ceremonie martese triplo janë shpërndarë tashmë në internet. “Po më dukej sikur isha në ëndërr!”, tha burri kongolezi, Luwizo.

 

Mësohet se dasma u zhvillua në South Kivu, që gjendet në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos. Gjithçka nisi kur Luwizo takoi një nga vajzat me emrin Natalie,

 

dhe u dashurua shumë shpejt me të. Megjithatë, gjërat morën kthesë kur Natalie e prezantoi atë me dy motrat e tjera të saj, Nadege dhe Natasha.

 

Burri 32-vjeçar ka pohuar se nuk ishte thjesht një martesë e rastësishme, pasi ai ishte vërtet i dashuruar me trinjaket dhe ato me të. “Kur i thamë se duhej të martohej me të gjitha, ai në fillim u trondit”, tha njëra nga motrat.

 

“Por për shkak se tashmë kishte rënë në dashuri me të gjitha ne, asgjë nuk mund t’i ndalte planet tona, pasi ishim gjithashtu të dashuruara me të”. Në galeri shihni foto pikante nga kjo martesë katërshe. /noa.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME