Pak ditë më parë Blendi Fevziu publikoi një foto nga Lviv, qytet në Ukrainë, duke marrë të gjithë vëmendjen e publikut. Që nga ai moment në rrjete sociale kanë qarkulluar lajme, madje dhe meme të ndryshme, një prej të cilave i ka rënë në sy gazetarit.
Memeja në fjalë është një fotoshop i Blendit në ushtrinë e Ukrainës. Gazetari e ka publikuar në llogarinë e tij dhe e ka marrë më shumë sportivitet.
“Me ne fund mora vesh nga lajmet qe jam zene rob ne Ukraine. Sic e shihni barku nuk le fare vend per performance ushtarake. Pa llogarit mungesen e flokeve qe ben te te thaje koka nga i ftohti.
Gjithsesi zgjidhja me e mire e luftes do kishte qene qe ruset te dorezonin vertet armet dhe te refuzonin te luftonin kunder nje vendi me te cilin kane qene per vite vellezer dhe ndaj te cilit po kryejne nje agresion duke shkelur cdo traktat dhe te drejte nderkombetare. Dhe duke marre njekohesisht ne qafe edhe miliona ruse te thjeshte qe jane kunder kesaj lufte”, ka shkruar ai.