Sakrifica e qytetarëve për të votuar, u prek nga një ortek bore i cili ka bllokuar segmentin rrugore Bogë-Theth në vendin e quajtur Qafa e Thorës.
Për pasojë rruga është e bllokuar, ndërsa rreth 100 banorë që janë nisur drejt Thethit për të votuar ende nuk kanë mundur të kalojnë, ndonëse ka borëpastruese të cilat po punojnë intensivisht për hapjen e këtij segmenti rrugor.
Për shkak të motit të keq dhe borës është bllokuar votimi edhe në dy njësi administrative në Shkodër në Pult dhe Shosh, ndërsa problem janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike.