Pas anulimit të procesit të votimit në dy fshatra të Shkodrës, kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se zgjedhjet në këtë qytet do të ripërsëriten.
Ky vendim ka ardhur pasi në fshatin Shosh dhe në fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult nuk ka shkuar asnjë votues prej 6 orësh, për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Më tej Celibashi shtoi se në këto dy zona janë 1300 votues.