Humbja e thellë e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit ka sjellë edhe reagime të shumta.
Moderatori Ylli Rakipi, teksa komentonte rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ka përdorur një shprehje të njohur për t’u tallur me humbjen e PD-së. Ai u shpreh se në këto zgjedhje, Basha ka dalë si “rruar-qethur”.
“Rama mori 5 bashki, doli sot dhe tha “sa e kishim menduar”. Berisha 1 bashki dhe Basha doli siç themi ne, si “rruar-qethur”, pra i fundit”, tha Rakipi.