Deputetja demokrate Grida Duma ka 'sulmuar' ashpër Lulzim Bashën. Përmes një statusi në rrjete sociale ajo thotë se Basha prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave 'të pahumbura'.
Duma i thotë Bashës se e ka lëshuar Bashkinë e Durrësit ndërsa shton se ai po keqpërdor prap sot rëndë atë që ka marrë nga demokratët me pa të drejtë.
Teksa tregon 'sekretet' e fushatës, Duma thekson se Bashës i është kërkuar për tre javë të shkojë në qytetit bregdetar dhe të denoncojë aferën e Portit të Durrësit, por ai ka refuzuar.
Duma shprehet se Basha po keqpërdor zyrën e shtypit të PD-së. Sakaq, Duma i drejtohet Bashës duke i thënë 'Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve.'
Statusi i plotë i Grida Dumës
Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë.
Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nenkryetare Partie dhe keqperdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqperdorimit të Partisë Demokratike.
T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”. Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me radhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!
Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thëne gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.
Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve.




