Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia merr masa për çmimet e karburanteve: Rritet paga minimale dhe ulen…

Greqia do të rrisë pagën minimale si do të ulë taksën e pronës, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve për shkak sanksioneve ndaj Rusisë.

 

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i kryeministrit grek Qirjako Miçotaqi, i cili ka thënë se qeveria greke po harton një plan për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

 

Nga sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë pas luftës pushtuese në Ukrainë, është rritur ndjeshëm çmimi i naftës, gazit dhe produkteve të tjera.

 

Gjithashtu, qeveria greke do t’i kërkojë Bashkimit Europian të mundësojë kredi për vendet anëtarë në mënyrë që të financojnë masa për kompensimin e efekteve nga rritja e çmimit të energjisë, dhe këto kredi të mos llogariten në deficitin buxhetor apo borxhin publik të shteteve anëtare, për aq kohë sa të zgjasë kriza.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME