Aktori i njohur i humorit i Klanifornia, Albano Boogdo, ka ironizuar së fundmi kreydemokratin Lulzim Basha në rrjetet sociale.
Basha nuk i qujti humbje asnjë nga zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike në daljen e djeshme për mediat, ku tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa 6 palë zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.
Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, Albano ka publikuar në Instastory një video ku thotë: “Nuk kam ngrënë asnjë shuplakënë jetën time”, teksa goditet vazhdimisht nga një person në faqe. Kështu ai ka bërë një paralelizim me deklaratën e Lulzim Bashës.
Lulzim Basha humbi për të disatën herë në zgjedhjet në Shqipëri, por ai dje deklaroi në mënyrë të habitshme se ai nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.
Kjo deklaratë e tij i ka acaruar shumë nga ata që ende e mbështesnin deri dje dhe tani kërkojnë largimin nga kreu i Partisë Demokratike.