Furra e bukës mashtron me peshën, nisin gjobat 1000€

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka njoftuar se gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.

 

“Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro,

 

pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak”, thuhet në një komunikatë për media.

 

Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit, thuhet tutje në komunikatë.

 

Një market në Skenderaj është dënuar me 1000 euro për rritjen e çmimit të vajit. Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

 

“Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit”, ka thënë Nura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME