Rama e pranon! Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, të tjerët s’e kanë!

Kryeministri Edi Rama pranon se çmimi i naftës në Shqipëri është më i lartë.

 

“Është e vërtetë që kemi tek struktura e çmimit të naftës një ngarkesë ekstra, që të tjerët nuk e kanë prandaj çmimi është më i lartë. Por të tjerët nuk kanë 0 TVSH për biznesin e vogël, nuk i kanë kaq të ulëta taksat mbi pagat që janë simbolike, deri në 1 mln lekë të vjetra, nuk i kanë kontributet më të ulëtat në rajon.

 

Kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale mbi individin dhe biznesin e vogël. Të tjerët nuk paguajnë 45 mln dollarë për të kompensuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë dhe të pensionistëve. Këtu si në të gjithë fillin e arsyetimit tonë qeverisës, kush ka më shumë mundësi do të mbajë më shumë barrë”.

 

Qeveria është vënë nën presion të protestave që kanë shpërthyer në mbarë vendin për çmimet e larta të karburanteve dhe ushqimeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME