Pas protestës madhështore ditën e sotme në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka dalë para kompjuterit për të folur në lidhje me protestën e shqiptarëve.
Që në hyrje të monologut të tij Rama u shpreh se i vjen turp që shqiptarët sipas tij po protestojnë për pasojat e luftës në Ukrainë.
Sot më vjen turp se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-së dhe Europës që proteston për pasoja e para të luftës në Ukrainë. Kërcimi i lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës dhe këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë.
Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestat që të tregojë ndjeshmërinë e saj. Këtë e tregon më troç se çdo gjë tjetër fatura juaj e energjisë. Fatura e energjisë në çdo familje shqiptare dhe çdo biznesi të vogël.