Marin Mema “çon peshë” protestuesit: Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë, ata …

Protestës së sotme i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema i cili u shpreh se të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë dhe t’u japim një përgjigje atyre që janë në krye të cilët sipas tij kërkojnë të masakrojnë Shqipërinë.

 

Marin Mema: “Kush ka thënë që nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet me zemër bëhet me shpirt për flamurin tonë jo për flamurin e partive. Të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm. Ka njerëz që duan ta masakrojnë. Sot është koha që të gjithë bashkë të bëjmë për vendin tonë për të ardhmen tonë për flamurin tonë.

 

Është koha t’u japin mundësi të rinjve të kenë gjithçka këtu në vendin tonë. Tregoni këtyre talenteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. (Thirrje: “Rama ik”, “Rama ik”). Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë që mundet ta bëjnë këtë vend, merrni miq për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME