Kur dëshirojmë të blejmë vezë gjithmonë kemi dilemën se çfarë është dallimi mes vezëve të bardha dhe ato ngjyrë kafe nga jashtë? Dëshirojmë të dimë nëse luan rol në kualitetin e vezës ngjyra dhe dëshironi të dini se cili është dallimi mes tyre.
Dallimi qëndron në pulën
Kur bëhet fjalë për ngjyrën e vezës fajori kryesor është lloji i pulës. Në përgjithësi pulat e bardha bëjnë vezë të bardha ndërsa ato ngjyrë kafe, vezë me ngjyrë të tillë.
A janë vezët e bardha më të mira apo ngjyrë kafe?
Ngjyra e vezëve nuk është përcaktues i kualiteti, kur bëhet fjalë për shije dhe vlera ushqyese vezët nuk kanë dallim.
A janë vezët ngjyrë kafe më të forta se të bardhat?
Lëvozhgat e të dyja vezëve janë të njejta për nga trashësia ndërsa nëse ju duket se ndonjë vezë është më lehtë e thyeshme se tjetra kjo ka të bëjë me moshën e pulës, pulat e reja bëjnë vezë me lëvozhga më të forta dhe e kundërta.
Pse janë vezët ngjyrë kafe më të shtrenjta?
Ka një perceptim se ky lloj i vezëve është më natyral dhe më i shtrenjtë por kjo nuk është e vërtetë. E vetmja arsye qëndron në atë se pulat ngjyrë kafe janë më të mëdha se ato të bardhat andaj edhe kanë harxhime më të mëdha në mirëmnbajtjen e tyre.
Një paralajmërim!
Nëse keni ngrënë vezë nga pulat shtëpiake, me shumë gjasa keni ngrënë vezë ngjyrë kafe andaj edhe keni krijuar mendimin se ato janë më natyrale. Mirëpo në shijen e vezës nuk ndikon ngjyra e pulës por mënyra e të ushqyerit të saj.
Gjithashtu, në kuadër të punimeve të rregullimit të zonës, janë mbjellë gjithsej 516 863 fidanë.