Pedagogia Jonila Godole është përplasur me deputeten Mesila Doda. Të dyja po diskutonin në lidhje me situatën në Partinë Demokratike teksa ishin të ftuara në “Opinion”.
Spitali Gjerman ofron paketë check-up e cila mbulon nje spektër të gjërë ekzaminimesh.
Spitali Gjerman Rekomanduar nga boost.al Spitali Gjerman ofron paketë check-up e cila mbulon nje spektër të gjërë ekzaminimesh. rezervo
Godole reagoi pasi Doda u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë. Sipas pedagoges kjo gjë tregonte ku kishte arritur shoqëria shqiptare. Doda iu pëgjigj dhe mes tyre nisi debati.
Pjesë nga debati:
Jonila Godole: Këtu ka një absurditet të madh
Mesila Doda: Të mos përdhoset më vota këtu…
Jonila Godole: Ka një absurditet të madh tek të gjitha këto që tha Mesila, të gjitha këto që thotë Mesila, i thashë unë më përpara, ne e lidhim të ardhmen e Partisë Demokratike
Mesila Doda: Moj, e vure Lulin dhe nuk te frymëzoi njeri
Blendi Fevziu: Nuk lulëzoi dot
Jonila Godole: E kuptoj ku kemi arritur, s’e kam për vete por për të gjithë shoqërinë, kërkojmë që Berisha të rrisë filizë të rinj
Mesila Doda: Mbeta të më tregosh ti mua PD-në, por jo moj Jonila, atë e besojnë njerëzit
Jonila Godole: Po ju sapo e thatë që filizat u prenë
Mesila Doda: Po pse u premë ne moj zonjë, që të mbijetonte Lul Basha, mos na bëj kot
Jonila Godole: E para njëherë mos mu drejto mua me këtë gjuhë e ton se s’jam filizi i askujt unë, as i Berishës siç jeni mju dhe as i Bashës, jam futur si Jonila Godole
Mesila Doda: Po mos më trego mua PD-në ti se unë jam future në një ditë me Berishën moj zonjë, në ’90 dhe kam mbajtur kokën mbi supet e mia, s’më ka futur askush nga dritarja në PD.
Jonila Godole: Ju jeni ajo që jeni dhe këtë e tregon historia, nuk e kisha me ju personalisht
Mesila Doda: Jo e kishit personalisht
Jonila Godole: Po se ju folët e fundit