Në 24 orët e fundit një pacient ka humbur jetën nga C OVID19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë rezultuar të infektuar 61 qytetarë, nga 963 testime të kryera.
Gjithashtu mësohet se janë shëruar 58 pacientë për një ditë.
Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki:
22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 463 pacientë aktivë, 16 prej të cilëve ndodhen në spital, ndërsa 3 janë në gjendje më të rënduar.