Pronarja e Top Channel, Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë. Të paktën kështu u la të nënkuptohej nga promoja e emisionit “Ëndërrtjerrësit”.
Në videon paralajmëruese të episodit të ri, të ftuarit dëgjohen teksa i thonë Ledionit “me një gocë”.“Ishalla”, thotë moderatori. Kjo ka nënkuptuar se dyshja e njohur po mirëpresin një tjetër anëtar në familje. Megjithëse gjinia nuk dihet, Liço dukej entuziast për t’u bërë baba i një vajze.
Kujtojmë që çifti kanë dy djem, London dhe Roman.Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, dy personazhe të tjerë të Top Channel konfirmuan shtatzanitë e tyre. E para ishte Arbana Osmani, që dha lajmin e madh pikërisht në finalen e madhe të Big Brother Vip më 18 shkurt.Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër ëpr herë të dytë, ata kanë një djalë të vogël, Diellin. Arbana ka dhe një tjetër djalë më të madh, Jonin, nga lidhja e saj e mëparshme.
Edhe pse nuk e kanë konfirmuar ende gjininë e bebit, thuhet se Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër të një vajze. Moderatorja do të rikthehet në ekran në fund të dhjetorit kur të rikthehet sezoni i dytë i BBV.
Edhe moderatorja tjetër e Top Channel, Dojna Mema, zbuloi pak kohë më parë që është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të behet me djalë. Ajo është gruaja e këngëtarit të njohur Vlashent Sata, me të cilin u martua zyrtarisht vetëm pak ditë më parë.



