Ditën e sotme besimtarët katolikë festojnë Pashkët dhe lindjen e Krishtit.
Për herë të pare sot, pas 2 vitesh pandemi, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë po mbahet mesha ndërsa ndodhen me dhjetëra besimtarë por dhe politikanë.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se në mbajtjen e meshës janë ambasadorja Yuri Kim, si dhe ish-deputeti Tom Doshi.
Kujtojmë që Tom Doshi është një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë që është shpallur ‘Non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka qenë shpresh subjekt i deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila me ngulm ka kërkuar që ai të mos përfshihej në politikën shqiptare./CNA.al




