Një ngjarje e pa precedentë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku kandidatit socialist për deputet Vaid Shaba, i janë humbur rreth 1,4 milion lekë.
Burime për gazetarin e ABC, Aldo Kozarja, bëjnë të ditur se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.
Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.
Në këtë njoftim thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Vaid Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur.
Tani vështirë që mund të ndodhë që dikush që ka gjetur 11 mijë euro, të pranojë t’i rikthejë mbaprsht aq më tepër në ktë kohë që është krizë e madhe ekonomike.
Mbetet për t’u parë ditët në vijim a do të ketë ndonjë të re nga kjo ngjarje aspak e zakontë, por që po bën bujë të madhe kudo në rrjetet sociale.