“Arrestohet Taulant Balla”, vjen reagimi “i papritur” nga deputeti socialist

Deputeti socialist Taulant Balla reagon për një spekulim që disa media shpërndan pasditen e sotme, në lidhje me një efektiv të arrestuar. Rastësisht, ky i fundit kishte të njëjtin emër dhe mbiemër me të.

Edhe pse Autoritetet policore në njoftimin e tyre bënin me dije se “Taulant Balla” i arrestuar ishte një efektiv policie që kishte terrorizuar lagjen me armë, media të caktuara e raportuan ndryshe. Për këtë, reagoi disa minuta më parë dhe vetë deputeti socialist.

“Mua Zeni.TV vetëm me shton jetën, po kur mendoj boronicat e Gërdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e dhëndrit dhe SPAKUN që nuk të fal as për një arkë peshk, atëherë them diçka e madhe nuk shkon! Po ju si mendoni?”, shkruan Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME