Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari iu drejtua mbrëmjen e djeshme deputetit të PD-së,

Gazment Bardhit duke i thënë që t’i kërkojë një ndjesë publike pasi sipas saj e kanë përjashtuar nga PD-ja kur mbajti mandatin e deputetes në një kohë që pjesa më e madhe e deputetëve të kësaj partie e dorëzuan.

Nga ana tjetër, deputeti Bardhi është shprehur se ndaj Hajdarit nuk ka pasur asnjë masë disiplinore pasi nuk është anëtare e PD-së. Pjesë e debatit u bë edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.

Rudina Hajdari: Si nuk mund të merret një vendim për një deputet të Partisë Demokratike, që patjetër ka një statut për këto rregulla?!

Blendi Fevziu: Po nuk je anëtare e PD-së, pra thotë.

Rudina Hajdari: Po si u bëra unë deputete atëherë?!

Blendi Fevziu: S’ka rëndësi, nuk është e thënë.

Rudina Hajdari: S’ka rëndësi ë?! Nuk vlen fare fakti që jam e bija e Azem Hajdarit?

Blendi Fevziu: Mos e ktheni personale.

Rudina Hajdari: Nuk e kthej personale, por është absurde ajo që thotë.