Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili foli për Konventën zgjedhore të LSI në 24 korrik, një ditë pasi Ilir Meta të lërë mandatin e presidentit të Republikës.
Sipas tij, opozita do të organizohet për përballje me qeverinë dhe për këtë nuk do të ketë pushime. “Nuk ka muaj të qetë, muaj pushimesh. Kemi një situatë që rrënohet çdo ditë. Në rast se do të përgjumet…
Ju ngritët një alarm të madh qytetar për përballjen, përballja nuk ka muaj pushimi, nuk ka çadër vere. Ky është mesazhi. Opozita nuk ka kohë, do rrëzojmë Ramën”, u shpreh Vasili.
Duke folur për presidentin e ri, Vasili tha se nuk e njeh as Ramën dhe as Taulant Ballën. “Ne nuk presim të na njohë Taulant Balla. Ne jemi me 110 mijë votat e popullit që na ka dhënë.
Unë nuk e njoh fare Taulant Ballën, personalisht nuk më thotë asgjë. Procesi? Aty nuk ka proces, kjo është vetëm estrada e Edi Ramës.U mblodhën rripat, për të çuar rripin e zgjedhur nga Rama, në presidencë. Ai do të çojë në president një njeri që ta komandojë.
Përballë kemi një kryeministër që në vend që të japë përgjigje për karburantet, thotë se do të zgjedhë presidentin.Ai ka 77 vota. Ka një jetë të tërë që mban peng Shqipërinë. Që kur ka ardhur ai, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt Europës”, tha nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.



