Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në ‘Opinion’.
Por ndërsa vazhdonte debati, një krimb shumëkëmbësh ka marrë vëmendjen e të pranishmëve në studio.
Teksa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, fliste për inceneratorët, drejtuesi Blendi Fevziu u fokusua tek shumëkëmbëshi.
Sipas kryetares së LSI-së, prania e tij tregonte bereqet.
Pjesë nga biseda:
Monika Kryemadhi: Është bereqet.
Blendi Fevziu: Ka hyrë një krimb në studio, kam një orë që e shoh.
Monika Kryemadhi: Po lëre, është bereqet.
Blendi Fevziu: Ja fokusoje kamera, një krimb shumëkëmbësh.