La emisionin në mes, momenti kur politikani rrëzohet (VIDEO)

Një video pikante po qarkullon në rrjetet sociale, teksa një politikan slloven rrëzohet në studio.

 

Përballja parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare dhe largimin e parakohshëm të kryetarit të partive të qendrës së majtë.

 

Ky ngjarje, pati një jehonë të fortë te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.

 

Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.

 

Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiç, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua.

 

Jelinçiç raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME