Qytetarët e Kosoves pavarësisht të prekur nga pandemia dhe ngritja e çmimeve në çdo sektorë, po tregohen edhe kursimtarë.

Vlera e kursimeve të tyre, vetëm deri në muajin mars të këtij viti, arriti vlerë rekorde 4.75 miliardë euro. Kurse fitimi i madh i bankave komerciale në Kosovë ka arritur brenda vitit 2021 mbi 100 milionë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se vetëm gjatë vitit 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, e që sipas tij, kjo tregon edhe për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës nga sektori bankar.

E në anën tjetër kryetari Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK) Skënder Krasniqi ka kritikuar drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës se ky institucion financiar në dy vitet e fundit nuk ka mbështetur bizneset në pandemi e as tani në këtë kohë krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Kryetari Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të marrin masa ndaj Bankës Qendrore, pasi që sipas tij, BQK nuk po i mbështet bizneset e as qytetarët në këtë kohë krize.Sipas BQK-së, deri në muajin mars 2022, vlera totale e kredive arriti në shumën prej 3.93 miliardë euro, ndërsa për depozita 4.75 miliardë.